Messi apo Van Dijk, ja cilin zgjedh Carragher

Sport

Triumfi në ‘Champions League’ me Liverpoolin ka rritur ndjeshëm kuotat e Virgil Van Dijk sa i përket garës për ‘Topin e Artë’. Madje kompanitë e basteve nëpër Europë e shohin goxha të favorizuar kundrejt kandidatëve të tjerë si Leo Messi apo Cristiano Ronaldo. Por në një intervistë të dhënë së fundmi, një nga legjendat e Liverpool, Jamie Carragher, është shprehur se pavarësisht se çfarë ndodhi përgjatë këtij sezoni, sipas tij do të jetë Messi ai që do të triumfojë për ‘Topin e Artë’. Carragher bën këtë zgjedhje për shkak se mbrojtësat ende nuk kanë të njëjtën vëmendje si lojtarët ofensivë.


”Van Dijk ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm. Për të qenë ndër më të mirët duhet të fitosh trofe të mëdhenj dhe mendoj se ‘Champions League’-a e ka kurorëzuar si mbrojtësin më të mirë në botë. Por Messi mbetet i avantazhuar, pasi pavarësisht të gjithave, edhe ai në aspektin personal ka bërë një sezon të madh.”
Messi gjatë këtij sezoni iu desh të kënaqej vetëm me triumfin në ‘La Liga’, ndërsa humbja në finalen e ‘Copa del Rey’ me Valencian mund të jetë një goditje e madh për të në garën për ‘Topin e Artë’. Gjithësesi në aspektin personal, Messi ka qenë i jashtëzakonshëm, ku në 50 ndeshje me fanellën e Barcelonës, ka shënuar 51 gola dhe ka shërbyer 22 asiste.