Vëmëndja e të gjithëve është kthyer tek Sassuolo, sepse fati i titullit kampion do të përcaktohet në “Mapei Stadium”. Milani do të zbresë në Emiglia-Romagna ku i mjafton një pikë për të fituar titullin e 19-të kampion dhe sytë e të gjithëve do të jenë tek ky duel, pavarësisht se Interit në krahun tjetër i bën punë vetëm fitorja kundër Sampdorias duket se interesi maksimal është në “Mapei”. Ish presidenti i ndjerë i Sassuolos Giorgio Squinzi ka qënë një tifoz i cmendur i Milanit dhe duke qënë që tashmë klubin e ka djali i tij Marco, teoritë konspirative të dërgojnë tek një lëshim që mund të bëjnë vendasit, por drejtori i përgjithshëm i Sassuolos Giovanni Carnevali ka shpejtuar për të sqaruar gjithcka.
“ Milani bën mirë që përgatiet për festime, sepse ka dy rezultate në dispozicion, por ne kemi detyrimin për ta mbyllur kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme, që të jemi të qartë, nuk do të dhurojmë asgjë. Është dicka e bukur që kampionati është kaq i luftuar, personalisht shpresoj që kjo javë të përfundojë sa më shpejt, sepse telefoni im nuk ka pushuar së rëni nga gazetarët që nga java e kaluar. Marotta?! Jo jo nuk më ka telefonuar,por nuk kam marrëdhënie miqësore vetëm me të, por edhe me Maldinin e Massarën “ – e mbylli intervistën e tij për “Corriere della Sera”-n drejtori i përgjithshëm i Sasuolos, Giovanni Carnevali.
Kujtojmë që gjatë muajve të fundit disa lojtarët kryesorë të Sassuolos si Berardi, Scamacca e Raspadori kanë qënë në radarët e Milanit e Interit për këtë arsye kontaktet mes 3 klubeve në fjalë kanë qënë të vazhdueshme, përvecse në këtë javë ku ankthi është në maksimum dhe Sassuolo do të jetë arbitri i fundit i garës për titull.