Carlos Zeca, kapiteni i Copenhagen:

Sport

Na pret një ndeshje emocionuese. Të gjithë duan të luajnë në një kompeticion si ‘Champions League’-a, por na duhet të kalojmë këto dy sfida të forta. I njohim cilësitë e kundërshtarit dhe mendoj se jemi përgatitur si duhet për këtë përballje. Edhe tek shokët e skuadrës kam parë entuziasmin e duhur përpara një përballjeje të tillë dhe kjo na jep shumë optimizëm. Gjithësesi, duhet të ruajmë përqëndrimin dhe të japim më të mirën tonë në çdo episod në fushë. Do të kemi mbështetjen e tifozëve dhe kjo padyshim që na motivon për të bërë edhe më mirë. Mendoj se e kam lënë pas dëmtimin dhe jam gati të luaj 90 minuta. Ky është një vendim i trajnerit. Edhe nëse e nis nga stoli, do të bëj më të mirën time atëherë kur skuadra do të ketë nevojë.”