Carlos Bacca tashmë është plotësisht një lojtar i Villareal, pas përfshirjes së kartonit të tij në marrëveshjen mes klubit spanjoll dhe Milanit, që mori në Milanello, Samu Castillejo. Por sulmuesi kolumbian nuk harron ato që kaloi tek kuqezinjtë dhe zbulon në një intervistë të gjitha të vërtetat. “Milani i ri do të jetë mjaft i fortë. Me njerëz si Leonardo e Gattuso, kjo gjë do të realizohet. Ata këmbëngulën që unë të qëndroja në Milano, por tashmë e kisha marrë vendimin. Familja ime kërkonte të qëndronte në Spanjë. Tek Milani po bëjnë një punë të mirë dhe Leonardo është i duhuri për ringritjen.”-shprehet Bacca.
Sa i përket zgjedhjes së tij për të luajtur sërish me Villareal, 31-vjeçari përsërit faktin se dëshira e familjes së tij ishte thelbësore, pavarësisht se kishte oferta të tjera mjaft të mira. “Familja ime është arsyeja kryesore pse zgjodha Villarealin. Përpara botërorit, mora oferta nga disa skuadra që luajnë madje edhe në Champions League. Por unë jam i lumtur tek Villareal.” Me fanellën e Milanit, Carlos Bacca luajti 77 takime, ku shnëoi 34 gola e shërbeu 9 asiste. Nga ana tjetër, me “nëndetësen e verdhë” deri më tani ai numëron 44 ndeshje, ku ka realizuar 18 herë, dhe ka shërbyer 7 asiste.