Carlos Alcaraz fiton një tjetër Grand Slam, triumfon ndaj Djokovic

Sport

finale. Po ashtu, iberiku është bërë vetëm tenisti i gjashtë në histori, që ka arritur të fitojë njëkohësisht dy herë radhazi French Open dhe Wimbledon.

“Sinqerisht, të fitoj këtë trofe, është një ëndërr e plotësuar. Kur isha 11 vjeç, në një intervistë kam thënë se dëshiroj që një ditë të kem sukses në Wimbledon. Për mua, ky është turneu më i bukur, tapeti dhe trofeu më i bukur”, ka thënë fillimisht, Alcaraz, i cili më pas, nuk ka lënë pa përshëndetur edhe rivalin, Djokoviç, të cilin e ka vlerësuar deri në shkallën sipërore.

Novak, rekordmeni i Grand Slameve për meshkuj, me 24 të tillë, po kalon një formë jo të mirë fizike, ndërsa disa javë më parë, kreu edhe një ndërhyrje në gju, çka mund të ketë kufizuar gjithashtu edhe performancën e tij në tapetin e gjelbërt.