Carlo Ançeltti ka vendosur të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit. Trajneri italian ka një kontratë deri në verën e 2026-tës me kampionët e Europës, mirëpo ka kuptuar se ciklit të tij në Santiago Bernabeu i ka ardhur fundi.
Përgjatë këtij edicioni, 65 vjeçari është kritikuar vazhdimisht për mënyrën e lojës nga ana e skuadrës, por sidomos humbja 5-2 në finalen e Superkupës ndaj Barcelonës, ka bërë që tifozët, të kenë akoma edhe më tepër pakënaqësi ndaj tij, diçka që është parë apo dalluar nga vërshëllimat në Santiago Bernabeu.
Një situatë si kjo, mund ta ketë bërë Ançelttin të mbërrijë në përfundimin se ai duhet të largohet nga Real Madrid, menjëherë sapo të mbarojë sezoni i tanishëm, duke ndërprerë kësisoj kontratën një vit përpara kohe. Të paktën ky është raportimi që vjen nga mediat spanjolle, ndonëse një variant zyrtar për këtë çështje nga vetë Ançelotti, apo klubi i Real Madrid, nuk ka.
Ançelotti po përjeton epokën e tij të dytë me Real Madrid, teksa duhet theksuar se rikthimi në verën e 2021-shit, ka rezultuar më i suksesshëm në krahasim radhën e parë, atëherë kur fitoi La Deciman. Dy tituj të Champinos League dhe dy La Liga në 3 sezone, pa llogaritur trofetë e tjerë, janë të dhëna të jashtëzakonshme. Madje, edhe këtë edicion, Reali është në garë për të fituar të gjithë titujt e mundshëm.
Po ashtu, me triumfin në Kupën Interkontinentale, Carlo Ançelotti, u bë trajneri më i suksesshëm në historinë e klubit, me 15 tituj të fituar.