Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid:

Sport

“Është një sezon i gjatë me një kalendar të ngjeshur. Fillimisht do të shohim gjendjen e lojtarëve që u aktivizuan gjatë fundjavës. Në bazë të kësaj, do të ndërtoj edhe skuadrën që do zbresë në fushë nga minuta e parë. Benzema me shumë gjasa do ta nisë nga fillimi, njësoj si Kroos apo Mendy. Nuk mendoj se kundërshtarët kanë ndonjë avantazh nëse mësojnë formacionin tonë shumë herët përpara ndeshjes. Në futbollin modern, kjo nuk ka shumë rëndësi. Gjithësesi, do të bëj vlerësimet e mia deri në seancën e fundit stërvitore. Për mua, rëndësi ka fakti që të gjithë janë të gatshëm të marrin përësipër përgjegjësi. Deri më tani këmi bërë një punë të mirë dhe mendoj se jemi duke ecur në rrugën e duhur. Në një sezon si ky, është shumë e rëndësishme të menaxhosh forcat dhe energjitë, pasi shpesh kemi përballë kundërshtarë të një niveli shumë të lartë.I kemi të qarta objektivat tona dhe do të mundohemi t’i realizojmë në çdo mënyrë. Mund të sigurojëm kualifikimin për më tej dhe për mua është e rëndësishme që ky mision të kompletohet në fund të kësaj sfide me Shakhtar-in.”