CARLO ANCELOTTI, TRAJNERI I REAL MADRID

Sport

“Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Leipzig ka hasur probleme këtë fillim sezoni, mirëpo në takimin e fundit në kampionat, atë përballë Dortmundit, ata treguan se kanë shumë kualitet dhe janë një skuadër e shpejtë në zbritjet në sulm. Pjesë e repartit të avancuar të tyre nuk është vetëm Verner. Po ashtu, edhe Nkunku është një futbollist me mjaft potencial. Në sezonin e kaluar ai tregoi një formë të shkëlqyer, ndërsa duhet theksuar se edhe këtë edicion e ka nisur në mënyrë të përkryer. Leipzg është një skuadër, që nëse i jep mundësinë, atëherë të ndëshkon, sepse zotëron mjaft kualitet. Për këtë arsye, kjo do jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Duhet të tregohemi solid në mbrojtje, duke mbyllur çdo hapësirë. Gjithashtu nuk duhet të na mungojë as fleksibiliteti në sulm. Champions League është një kompeticion që më ka dhënë shumë emocione pozitive, por edhe momente të trishtuara. Megjithatë, më tepër kam kujtime pozitive, sepse ia kam dalë të jem shumë i suksesshëm. Skuadra që unë kam në dispozicion mund të garojë pa asnjë problem për ta fituar këtë kompeticion. Asnjëherë nuk mund ta dimë se çfarë mund të ndodhë, sidoqoftë ne jemi gati për të dhënë maksimumin për një tjetër sezon madhështor.”