“Kjo është një mbrëmje ku presioni është i njëjtë për të dyja skuadrat. Për ne nuk mund të kosiderohet një sukses fakti që ndodhemi në gjysmëfinale. Për ne, sukses mund të quhet nëse shkojmë në finale dhe ne duam të mbërrijmë aty. Nëse ia dalim, atëherë Reali ka më shumë mundësi që të shpallet fitues.
Sonte duhet të luajmë mirë. Që prej ndryshimit të rregullores për golin jashtë fushe, kjo përballje do jetë më e hapur dhe këtu duhet të kemi parasysh që përpara janë 180 minuta për t’u luajtur. Këtë sezon në Champions League jemi përballur me rivalë shumë të fortë, të cilët në fillim të edicionit kanë qenë favoritë për ta fituar trofeun. Për ne gjithçka ka shkuar mirë dhe sonte nuk ka asnjë dyshim që do japim maksimumin.
E dimë mirë se ndaj kujt po luajmë këtë herë. Përballë Cityt, nëse nuk ke një skuadër kompakte, atëherë do të vuash. Aspekti mbrojtës është shumë i rëndësishëm në mbrëmjen e sotme. Në momentin kur City të ketë topin në zotërim, ne nuk mund të qendrojmë si spektatorë, por do mbrohemi dhe do përpiqemi që ta rikuperojmë atë”.