Carlo Ançelotti e quan skuadrën aktuale të Real Madrid, si më të mirën ndonjëherë që ai ka drejtuar ndonjëherë në karrierë. Pasi Los Blancos eliminuan në gjysmëfinale gjermanët e Bayern Munich dhe siguruan biletën në gjysmëfinale të kompeticionit, Ançelotti lëvdoi ekipin e tij për atë që dha në fushën e lojës.
“Ajo që ndodhi është e pabesueshme. Jam shumë i lumtur për lojtarët e mi, sepse ata kanë punuar shumë fort për të luajtur në këto nivele. Njëkohësisht, ata tregohen vazhdimisht mjaft të përulur dhe të zakonshëm. Mendoj se kjo është skuadra më e mirë që unë kam pasur ndonjëherë”, ka thënë Ançelotti, i cili ka vlerësuar maksimalisht organikën aktuale të Real Madrid.
Ançelotti është një nga trajnerët më të suksesshëm të historisë së futbollit. Në aspektin personal, kjo do të jetë finalja e tij e gjashtë në Champions League si trajner, nga të cilat, 3 i ka arritur me Milanin dhe 3 të tjera me Real Madrid.
Në 5 finalet e mëparshme, 64 vjeçari ka fituar 4 prej tyre, si askush tjetër në historinë e kompeticionit. Nëse triumfon edhe në finalen e 1 Qershorit në Ëembleyt ndaj Borussia Dortmund, atëherë, Ançelotti do të zgjaste gjithmonë e më shumë rekordin e tij absolut.