Lorik Cana nuk u grumbullua me skuadrën e Nantes, për sfidën e kësaj të diele me Montpellie. Në faqen zyrtare të klubit Cana nuk figuron mes futbollistëve që trajneri Curbis kishte thërritur në mision për takimin e javës së 34 të Ligue 1, por në rreshtin e futbollistëve të dëmtuar, ndërkohë që edhe faqja e Canal Plus njofton se si kapiteni i kombëtares Shqiptare ashtu dhe Sigthorson, rezultojnë të dëmtuar.
Në mediat franceze madje nuk kanë munguar as spekulimet se Loriku është i vendosur për të ruajtur maksimalisht veten për pjesëmarrjen në Euro 2016 me Shqipërinë, e madje edhe se pas këtij eventi Cana planifikon t’i japë fund karrierës edhe pse vetë kapiteni i kuqezinjve, tanimë në moshën 32 vjecare nuk e ka deklaruar dicka të tillë.