Caktohen 4 çiftet çerekfinaliste të UEFA Champions League

Sport

Faza me eliminim e UEFA Champions League, është gati të dhurojë sërish spektakël, këtë herë në fazën çerekfinale. Të Enjten e 15 Marsit, në Nion të Zvicrës, të 8-ta skuadrat e kualifikuara kanë mësuar kundërshtarin e tyre. E në fakt, shorti ka prodhuar përballje familjare, të cilat kanë shkruar disa nga faqet më domethënëse të historisë së kompeticionit. Për të tretin vit radhazi, Real Madrid do të përballet me Manchester Cityn, ndërsa kjo është hera e katërt që prej edicionit 2019/20, që klubet në fjalë, sfidohen me njëra-tjetrën në fazën me eliminim.

Në total, në 4 përballjet e mëparshme me eliminm, Real Madrid është kualifikuar 2 herë ndaj Cityt, ndërsa dy herë të tjera, janë kualifikuar kampionët në fuqi të Europës. Mirëpo vlen të theksohet, se në 6 ndeshjet e fundit, Los Blancos kanë fituar vetëm një herë përballë Cityzens, kanë barazuar një herë, ndërsa kanë humbur plot 4 herë.

Më tej, një tjetër çift interesant dhe që do të garantojë spektakël në çerekfinale, është gjithashtu familjar, PSG-Barcelona. Të dyja skuadrat në fjalë, janë përballur me njëra tjetrën plot 13 herë në kompeticionet europiane. Kështu, Barcelona është klubi që Parisi ka takuar më shumë herë në Europë. Përballja e tyre e fundit në Champions League I përket sezonit 2020/21, e vlefshme për raundin e 1/8-ave. Asokohe ishin francezët ata që u kualifikuan më tej, me rezultatin e përgjithshëm 5-2.

Një tjetër çift familjar I çerekfinaleve të këtij edicioni është edhe ai mes Arsenal dhe Bayern Munich. Kjo do të jetë përballja e 5-të mes këtyre klubeve në fazat me eliminim të Champions League, ndërsa të katërta përplasjet e mëparshme, kanë qenë të vlefshme për raundin e 1/8-ave, me skuadrën gjermane, që është kualifikuar në secilën prej tyre. Për herë të fundit, diçka e ngjashme ka ndodhur në edicionin 2016/07.

Çifti I katërt I çerekfinaleve të Champions League, është ai mes Atletico-Madrid dhe Borussia Dortmund. Kjo do të jetë hera e parë që këto klube do të sfidëohen në fazën me eliminim të kompeticionit, teksa katër përballjet e mëparshme kanë qenë që të gjitha ndeshje të fazës së grupeve, nga të cilat, dy I ka fituar Atletico dhe dy të tjera, I ka fituar Dortmundi. Çerekfinalet e para do të luhen në datat 9 dhe 10 Prill, kurse ato të kthimit, në datat 16 dhe 17 Prill.