Vincent Kompany, trajneri i Bayern Munich:
“Celtic është një skuadër që këtë sezon ka bërë shumë mirë në Champions League. Nga momenti në moment, mund të kthehen gjithmonë në një kërcënim. Ata janë një ekip dominues dhe që shënojnë shumë gola në kampionat. Dinë të kthehen në të rrezikshëm kur ndërtojnë aksione sulmuese. Kemi edhe një tjetër ndeshje për të luajtur ndaj tyre. Faktori fushë mund të jetë avantazhi ynë mbrëmjen e sotme dhe ne duam ta shfrytëzojmë këtë gjë.
Gjithashtu, ne vijmë nga një seri rezultatesh pozitive. Fituam në Celtic Park dhe gjithashtu morëm një pikë në Leverkusen. Kur rezultatet janë të mira, atëherë kjo gjë të jep një fuqi shtesë. Pikërisht një element i tillë, duhet të na ndihmojë mbrëmjen e sotme.
Asnjëherë nuk duhet të biem në dyshime. Bindja ime gjithmonë është se ne mund të fitojmë diçka. Nuk dua të bie në përsëritje, por fakti që kemi fituar në Celtic Park, është një arritje që jo shumë skuadra mund ta bëjnë. Gjithsesi, dua të them se më e rëndësishme për ne është të performojmë në më të mirën tonë. Sonte mund t’i bëjmë të dyja, edhe të luajmë mirë, edhe të fitojmë. Por, ndonjëherë, përgjatë sezonit, më e rëndësishme është të fitohen pikët.
Finalja në Munich? Humbja e 2012-tës nuk është përmendur asnjëherë në këtë ambient përgjatë kohës që unë kam qenë këtu. E di se jashtë diskutohet shumë, por ne gjithmonë e themi se është mëse e drejtë që tifozët të ëndërrojnë. Sonte duam të fitojmë të dhe kualifikohemi në raundin tjetër.
Jamal Musiala, lojtari i Bayern Munich:
“Jemi të përqendruar vetëm në veten tonë dhe duhet të sigurohemi që çdo gjë të shkojë në mënyrën e duhur. Në ndeshjet tona, synojmë gjithmonë të kemi intensitetin dhe energjinë e nevojshme. Fillimisht shikojmë këto dy detaje në anën tonë dhe pastaj shohim se si luan kundërshtari. E dimë se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Këtë gjë e pamë në Glasgoë. Duhet të përgatitemi mirë. Duhet të tregojmë se jemi të freskët fizikisht dhe psikologjikisht. Në mbrëmje si këto, kërkohet 100% e formës nga të gjithë. Nuk duhet të nënvlerësojmë asgjë.
Atmosfera në ekip është e mirë. Ndaj Leverkusenit nuk ishim në formën më të mirë tonën, por sërish nuk humbëm. Ky është një sinjal i mirë për skuadrën. Sigurisht që ka mjaft gjëra për të rregulluar, por e rëndësishme që në brendësi shihet një shpirt luftarak. Kjo është diçka e domosdoshme për të shkuar drejt progresit.
Brendan Rodgers, trajneri i Celtic:
“Është mëse e qartë që ne nuk jemi favoritët e kësaj përballjeje, por gjithçka mund të ndodhë. Goli që shënuam në shtëpi, i jep një tjetër panoramë lojës. Të vish sonte me disavantazhin 2-1, është një diferencë e madhe nga 2-0.
Kur luan me system vajtje-ardhje, ësthë e rëndësishme që në ndeshjen e dytë të vish me një mundësi dhe mendoj se ne e kemi. Duhet të ishim treguar të zgjuar një javë më parë, ndërsa këtë gjë duhet ta tregojmë mbrëmjen e sotme. Në ekip kemi lojtarë që mund të shënojnë gola dhe ky është një factor që do të përpiqemi ta shfyrtëzojmë. E dimë se mund të mbrohemi mirë edhe në këtë nivel dhe gjithçka ka të bëjë me kurajën dhe guximin që duhet të kesh për të luajtur në ndeshje të tilla.
E dimë se për t’u kualifikuar në raundin tjetër, duhet të luajmë një ndeshje shumë të mirë. Çdo gjë është e mundur. Shpresojmë që të prodhojmë një performancë të mirë, që të na dërgojë në fazën tjetër të Champions League dhe të vazhdojmë rrugëtimin tonë në Europë.
Kasper Schmeichel, portieri i Celtic:
“Do të ishte një mrekulli e madhe nëse do të kualifikoheshim sonte. Nëse do të nxjerrim Bayern Munich nga UCL, do të ishte diçka spektakolare. Megjithatë, nuk duam të jetojmë në iluzione. E dimë se sonte do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Por, më duhet të them gjithashtu se unë kam qenë pjesë e skuadrave që kanë bërë mrekulli dhe kanë dalë përtej çdo parashikimi. Kështu që pse jo? Duhet të japim më të mirën tonë në fushën e lojës. Uroj që çdo gjë të shkojë në mënyrën e duhur.
Do të luajmë ndaj një prej skuadrave më të mira në botë, por në fushë do të jemi 11 kundër 11, prandaj duhet të kemi shpresë.
Jemi ende në lojë apo në garë. Nuk jemi këtu për të parë statistikat, por kemi ardhur këtu për të fituar dhe për të shkuar në raundin tjetër të UCL. Do të jetë e vështirë, por asnjë nuk është e pamundur.”