Burrë kundër grua në ring?

Sport

 

hqdefault 72
Një grua kundër një burri në ring? Për momentin është thjesht një sfidë në distancë ajo mes Floyd Meyweather dhe Ronda Rousey. Gjithçka ka lindur thuajse rastësisht, kur boksieri kishte deklaruar se nuk e njihte se kush ishte kolegia e tij. Kaq u desh që Ronda ta mbante mëri për gati një vit, deri kur muajin e kaluar mori çmimin “ESPY” si sportistja femër e vitit dhe si boksierja më e mirë.
Pikërisht në atë event përfitoi për të konsumuar hakmarrjen personale: “Nuk mundem dot të rri pa pyetur sesi do të jetë ndjerë Floyd, duke ditur që u mund nga një grua”, tha ajo, duke parë që boksieri më i paguar në botë u rendit vetëm i katërti.
Shigjetimet vazhduan në distancë, edhe nga ana e Meiuedherit, i cili pasi njohu vlerën e kampiones, e ka ftuar atë ta telefonojë “ditën kur do të kishte përfituar 300 milionë dollarë për 36 minuta boksim”. Kjo çështje mes të dyve ka arritur nivele shumë popullorë në SHBA, ku të dy janë sportistë shumë të njohur. Dozën e ka shtuar mbi të gjitha Ronda, që ka guxuar në dy raste të deklarojë se është e sigurtë që mund ta mposht Meiuedherin në një duel pa rregulla. A do ta pranojë sfidën Meiuedher? Kjo mbetet të shihet.