BUNDESLIGA, WOLFSBURG SHKARKON TRAINERIN SIMONIS

Sport

Pas 6 humbjeve në 7 ndeshje në Bundeslig.Wolfsburg shkarkoi trajnerin Paul Simonis. 40 vjeçaari iu bashkua Wolfsburgut këtë verë nga holandezët e Go Ahead Eagles, duke fituar dy ndeshjet e para zyrtare.

Megjithatë, “Ujqërit” fituan vetëm 1 nga 10 ndeshjet e fundit, duke barazuar 2 dhe humbur 7, përfshirë 1 humbje në shtëpi ndaj Holstein Kiel, në raundin e 2 të Kupës së Gjermanisë (DFB-Pokal).

Humbja 2-1 të premten ndaj Werder Bremen – një ndeshje që Wolfsburgu e udhëhiqte deri në minutën e 83-të – ishte e 6 në kampionat për këtë sezon dhe e lë skuadrën vetëm 2 pikë mbi zonën e rënies pas 10 javësh.

Simonis ishte trajneri i 5 te Wolfsburg që nga largimi i Oliver Glasner në fund të sezonit 2020/21. Kampionët e Bundesligës në edicionin 2008/09 kanë arritur vetëm një klasifikim në pjesën e sipërme të klasifikimit në këtë periudhë.

Wolfsburg pret Bayer Leverkusen në ndeshjen e parë pas ndërprerjes ndërkombëtare, më 22 Nëntor dhe Trajneri i skuadrës U19, Daniel Bauer, është emëruar trajner i përkohshëm.