BUNDESLIGA, VIRKUS LARGOHET NGA GLADBACH

Sport

Ndryshime të reja në menaxhimin e Borussia Mönchengladbach: Roland Virkus nuk është më Drejtor Sportiv. Vendimi u mor nga bordi drejtues dhe ai mbikëqyrës, në marrëveshje të plotë me Virkus që dha dorëheqjen.

Në një kohë kur skuadra ndodhet në vendin e fundit të Bundesligës, klubi duhet të nisë menjëherë kërkimin për një pasues. Zëvendëspresidenti Rainer Bonhof theksoi se “nuk ishte një vendim i lehtë, sepse Virkus e jetonte Borussia-n.”

Virkus ka kaluar mbi 30 vite në klub, fillimisht si trajner i të rinjve, më pas si drejtor i Akademisë, e që nga Shkurti i vitit 2022 si Drejtor Sportiv. Largimi i tij vjen pas një starti katastrofik të sezonit ku ekipi nuk ka snjë fitore dhe është në vendin e fundit në kampionat.

Borussia do të luajë një ndeshje të rëndësishme kundër Freiburgut para ndërprerjes së dytë të kombëtareve. Emri i pasuesit të Virkus ende nuk është bërë i ditur.