Lucas Vázquez është jashtë fushave që nga fillimi i Tetorit për shkak të “problemeve muskulore”. Ish-lojtari i Real Madridit po vuan nga një shqetësim në shpinë, i cili e pengon të rikthehet në formë të plotë. Bayer Leverkusen shpreson ta ketë në dispozicion më së miri për ndeshjet ndaj Borussia Dortmund.
Rikthimi i Lucas Vázquez është ende në pritje. Edhe pse 34-vjeçari ka bërë hapat e parë në stërvitjen e të martës, kthimi në stadiumet e Bundesligës pritet të zgjasë edhe disa javë.
Mbrojtësi i krahut të djathtë, duhet të rikthehet gradualisht në formë të plotë fizike. Dhimbjet në shpinë që reflektohen në muskuj janë arsyeja pse lojtari teknikisht i aftë nuk ka mundur ende të rikthehet në lojë.
Për të shmangur një tjetër rikthim të dëmtimit, ngarkesa stërvitore për spanjollin, do të rritet me shumë kujdes. Vázquez fillimisht do të stërvitet individualisht, duke u rikthyer hap pas hapi pa e përkeqësuar gjendjen e shpinës që i ka sjellë probleme.
Për këtë arsye, do të duhet ende kohë para se veterani, që deri tani ka zhvilluar vetëm 5 ndeshje zyrtare për Bayer 04, të rikthehet në stërvitje të plotë me skuadrën dhe të jetë gati për të zbritur në fushë. Prania ndaj Wolfsburg është po aq e pamundur sa edhe ajo në ndeshjen e Champions League kundër Manchester City-t.
Në skenarin më optimist, drejtuesit e Bayer Leverkusen shpresojnë që ai të jetë gati për dy ndeshjet kundër Borussia Dortmund – më 29 nëntor në kampionat dhe më 2 dhjetor në raundin e 1/8-tave të Kupës DFB. Megjithatë, kjo mbetet vetëm në rastin më të mirë, pasi dëmtimi i ndjeshëm në shpinë mund ta vonojë edhe më shumë rikthimin e tij.