Kur të ecën, të ecën vërtet. Pas një sezoni mbresëlënës me SV Elversberg në ligën e dytë, Fisnik Asllani ka vazhduar në Bundesligë aty ku e la pak muaj më parë. Sulmuesi 23-vjeçar realizoi golin e barazimit 1-1 për Hoffenheim në fushën e Freiburg. Ishte goli i tij të 4 në 5 ndeshje të kampionatit – pa harruar edhe 1 tjetër në DFB-Pokal. Asllani, për të cilin Werder Bremen kishte treguar interes të madh, po rezulton një përforcim i goditur për Hoffenheimin. Pas ndeshje trajneri Christian Ilzer tha se beson te kosovari i lindur në Berlin dhe se ai nuk do ta humbasë kontaktin me realitetin. Ilzer shpreson që sulmuesi ta shfrytëzojë këtë formë për të marrë një shtysë të fortë, duke thënë se “çdo sulmues ndihet mirë kur shënon”. Megjithatë, trajneri nuk pranon që e gjithë vëmendja të përqendrohet vetëm te Asllani. Pavarësisht se u ndëshkua shpejt nga nga Lukas Kübler (3’), Hoffenheimi reagoi menjëherë dhe arriti të barazojë. Ilzer e quajti rezultatin “një barazim të drejtë” dhe u shpreh i kënaqur me pikën e marrë.
