BUNDESLIGA, ST PAULI NE HISTORI, 3 NDESHJE PA HUMBJE NE START

Sport

Bundesliga 2025/26 mund të jetë vërtetë 3 javëshe por tifozët e St. Pauli-t kanë se çfarë të mbajnë mend dhe për çfarë të festojnë. Pas rezistencës në barazimin ndaj Borussia Dortmund dhe fitores në derbin ndaj Hamburg, skuadra e drejtuar nga Alexander Blessin rekuperoi disavantazhin e Fabian Rieder për të mundur Augsburg-un të dielën në raundin e 3. Kjo është hera e parë që St. Pauli fillon një sezon në Bundesliga, pa humbje në 3 ndeshjet e para. Për të fundit herë përpara këtij në Bundesliga e filluan me 3 humbje rradhazi. Përpara tyre në klasifikim janë Bayern Munich, Dortmund dhe Cologne. Nën drejtimin e ish trainerit të Union Saint-Gilloise, Blessin, St. Pauli po shfaqet gjithnjë e më shumë një formacion i vështirë. Pavarësisht se një vit më parë u renditën 3 pikë mbi zonën e ftohtë, ata pësuan 41 gola në 34 ndeshje – mbrojtja e dytë më e mirë pas Bayern Munich. Gjithashtu vrapuan 120 km për ndeshje, më shumë se çdo skuadër tjetër. Ndërkohë shënuan vetëm 28 gola, sulmi më i dobët i sezonit. Çelësi i këtij shndërrimi të St. Pauli-t duket sulmuesi Andréas Hountondji që erdhi nga Burnley. Barazimi ndaj Augsburg-ut pas topit të kthyer nga Finn Dahmen që e ndali fillimisht nga pika e bardhë – e bëri atë, të parin lojtar të St. Pauli-t që shënon në 3 ndeshjet e para të një sezoni në Bundesliga.