BUNDESLIGA, SCHLOTTERBECK STERVITET SERISH PAS 5 MUAJVE

Sport

Mbrojtësi i Borussia Dortmund, Nico Schlotterbeck rifilloi stërvitjen e pjesshme me skuadrën, 5 muaj pas një dëmtimi serioz që pësoi në gju. Këtë javë ai ishtë në gjëndje të plotësonte pjesë të programit stërvitor në rrugën drejt rekuperimit të plotë pas ndërhyrjes kirurgjikale. JO vetëm Niko Kovac në Westfalenstadion, por edhe traineri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann mezi po e pret kthimin e 25 vjeçarit. Madje ai nuk ngurroi ta përmendte specifikisht në prezantimin e skuadrës për ndeshjet e muajit Shtator. “Si një lojtar që luan me këmbë të majtë, është agresiv, i të fortë dhe këmbëngulës në mbrojtje, Nico është një futbollist që do të doja patjetër të ishte me ne”, tha Nagelsmann. “Por për këtë ai duhet të jetë sërish i rekuperuar plotësisht fizikisht. Proces që po shkon mirë. Nëse ai është i shëndetshëm dhe rigjen performancat e tij, do të sfidojë sërish për një vend në formacion” e mbylli Nagelsmann.