Mbrojtësi i Borussia Dortmund ka qenë një nga talentet më të mëdhenj të prapavijës gjermane vitet e fundit. Nico Schlotterbeck është bërë një shtyllë e rëndësishme për verdhezinjtë, por deri më sot nuk i janë besuar çelësat e kombëtares. Me rënien në formë të Tah dhe Rüdiger, viti 2025 dukej ideal për Schlotterbeck, por një dëmtim i rëndë e pengoi pikërisht në momentin kur po shfaqej si titullari i padiskutueshëm.
Tashmë situata do të ndryshojë. Julian Nagelsmann deklaroi se ai do të jetë aty ku e ka merituar. Lista e plotë do të shpallet të enjten, më 2 Tetor. Këto ndeshje do të jenë vendimtare për Gjermaninë, pas rezultateve zhgënjyese në Shtator.
Kur Botërori po afrohet, Nagelsmann duhet të përcaktojë bërthamën e skuadrës dhe ta mbajë të konsoliduar deri në fazën Finale të turneut. Përveç dëmtimeve, priten ndryshime të mëdha në përzgjedhje, ku talentet e reja pritet të marrin më shumë hapësirë. Schlotterbeck jo vetëm që do të jetë pjesë e skuadrës, por pritet të marrë edhe një vend titullari në prapavijë.
Tifozët e kujtojnë paraqitjen e tij ndaj Danimarkës në Euro 2024, ku u shpall “Lojtari i Ndeshjes”, për t’u lënë më pas në stol ndaj Spanjës në favor të Jonathan Tah – një vendim që u pa si i padrejtë.