BUNDESLIGA, SCHICK BARAZAON BERBATOV TE LEVERKUSEN

Sport

Saïd El Mala dhe Assan Ouédraogo që u përfshinë në skuadrën e Gjermanisë për kualifikueset e Nëntorit pas sezonit pozitiv deri tani, janë në rrugën e bashkimit me emra të mëdhenj si Franz Beckenbauer, Günter Netzer dhe Serge Gnabry në listën e debutuesve me më pak ndeshje në Bundesliga.

Përfshirja e El Mala-s vjen pas vetëm 10 ndeshjesh në elitën e futbollit gjerman – 9 në momentin e shpalljes së skuadrës – në të cilat ai ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 1 asist për Këlnin, duke tërhequr vëmendjen e trajnerit Julian Nagelsmann.

“Ouédraogo, është një lojtar i ri premtues, i ngjashëm me El Mala-n, që duam ta shohim nga afër në stërvitje” – tha Nagelsmann për debutuesit e rradhës nën drejtimin e tij.

Edhe pse në sezonin e dytë në “Red Bull Arena”, mesfushori ka vetëm 13 ndeshje në Bundesliga, pas një sezoni të parë plot dëmtime, por këtë herë është titullar i rëndësishëm në mesfushën e “Die Roten Bullen”. Ai gjithashtu ka 17 ndeshje në Bundesliga 2 me Schalke 04.

Edhe pse është e pazakontë që lojtarë me përvojë kaq të vogël në Bundesliga të marrin ftesë nga Kombëtarja, kjo nuk është diçka e paprecedentë. Aktualisht, lojtarë si Serge Gnabry dhe David Raum kishin vetëm disa ndeshje në kampionat në momentin e debutimit me Gjermaninë, ashtu si legjendat Beckenbauer dhe Netzer.