Ish-CEO dhe anëtari aktual i bordit mbikëqyrës të Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka pranuar në një intervistë për SportBild se dështimi për të transferuar Florian Wirtz ende i dhemb. Verën që lame pas, Liverpool, pagoi 125 milionë euro për mesfushorin e kombëtares gjermane, duke e bërë transferimin e dytë më të shtrenjtë në historinë e Bundesligës, pas atij të Ousmane Dembélé nga Dortmundi te Barcelona për 148 milionë në vitin 2017. “Duhet ta them sinqerisht: në rastin e Florian Wirtz më vjen keq, sepse besoj që lojtari do të kishte qenë më mirë te Bayern sesa te Liverpool,” tha Rummenigge, i cili feston 70-vjetorin më 25 shtator. Ai shtoi se Bayern kishte fuqinë financiare për të konkurruar me ofertën angleze, por klubi vendosi të mos përfshihej në atë që e quajti “çmenduri financiare”. “Ne duam sukses sportiv, por gjithmonë në mënyrë serioze dhe të shëndetshme financiarisht,” u shpreh legjenda e gjermanëve.
