Borussia Mönchengladbach është ende në kërkim të një trajneri të ri, dhe emri i Raul Gonzales ka nisur të qarkullojë si një opsion i mundshëm. Sipas shtypit gjerman, agjenti i tij, Gines Carvajal, e ka ofruar ish-sulmuesin e Real Madrid tek “Die Fohlen”. Megjithatë, klubi gjerman ende nuk ka zhvilluar bisedime me kandidatë të jashtëm, pasi po vlerëson tregun. Për momentin, trajneri i përkohshëm Eugen Polanski mbetet alternativa e preferuar. Raul, 48 vjeç, ka drejtuar ekipin e dytë dhe të rinjtë e Real Madrid për gjashtë vite, deri këtë verë. Ai është përfolur disa herë për një aventurë në Gjermani, sidomos te ish-klubi i tij Schalke 04 dhe te Bayer Leverkusen përpara emërimit të Erik ten Hag që më pas u zëvendësua nga Kasper Hjulmand. Mönchengladbach shkarkoi pak ditë më Gerardo Seoane për rezultate të dobëta në startin e këtij sezoni. Aktualisht skuadra është në vendin e 17 me 2 pas 4 javëve të para. 2 barazime, 2 humbje për 1 gol të shënuar e 6 të pësuar. Në javën e 5 pret Frankfurtin në shtëpi, të shtunën në orën 18:30.
