BUNDESLIGA, PERMBLEDHJE RAUNDI 2

Sport

30 Gola në 9 ndeshjet e raundit të dytë janë 2 më pak një javë më parë. 3 fitore në transfertë përfshi dy ndeshjet derbi në Hamburg dhe Bavari. 4 fitore në shtëpi ku më të thellat u arritën të dielën në Dortmund dhe Këln. Dy barazime me gola, 6 në Bremen pas të cilit Leverkusen shkarkoi holandezin Ten Hag pas vetëm 180 minutave. Aspirinat kanë vetëm 1 pikë dhe golevarazh -1. St Pauli fitoi derbin e 3 ndaj Hamburg në Bundesliga. 0-2 pas 14 viteve duke treguar se në këtë moment është më e avancuar se vëllai i madh në qytet. Minimalisht 2-3 fitoi edhe Bayern ndaj Augsburg, një ndeshje që u duk një formalitet për kampionët në fuqi pas avantazhit 0-2 por që u bë më e vështirë sec ishte menduar. Pas kualifikimit të vështirë në Kupë, një fitore e tillë duket këmbanë alarmi për një skuadër që nuk po zhbllokohet në merkato, duke humbur objektivat një e nga një. 6 pikë ka edhe Frankfurt që qëndron në vendin e dytë me 2 gola më pak se kampionët. Në të njëjtën kuotë pikësh edhe Këlni i shkaktoi humbjen në dytë në po kaq javë Freiburg-ut. Një nga dy skuadrat që nuk kanë ende asnjë pikë. Tjetra është Heidenheim që u mund 1-3 në shtëpi nga Frankfurt. Fitoren e parë arriti Stuttgart, 1-0 ndaj M’Gladbach dhe Dortmundi, 3-0 ndaj Union Berlin.