BUNDESLIGA, OPSIONET E BAYERN PER PORTEN

Sport

Manuel Neuer vazhdon të luajë pa U ndalur, Jonas Urbig është gati si pasuesi i tij – ndërsa në rradhë janë edhe Alexander Nübel, Daniel Peretz dhe Sven Ulreich. Në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë kundër 1. FC Köln, Urbig do të jetë sërish titullar në portë, pasi kapiteni Neuer është i pezulluar.

Drejtori Sportiv, Freund e lavdëroi me superlativa 22-vjeçarin: “Jonas po zhvillohet shumë mirë, është jashtëzakonisht ambicioz. Ai ka një platformë perfekte këtu, ku mund të mësojë shumë”. Kontrata e pasuesit të emëruar të Neuer-it, 22-vjeçarit Urbig, është e vlefshme deri në vitin 2029, ndërsa vetë Neuer (39 vjeç) mund ta zgjasë kontratën e tij me Bayern-in përsëri në dimër – këtë herë deri në vitin 2027.

Kontrata e Ulreich (37 vjeç) skadon në vitin 2026; deri atëherë, portieri i kombëtares gjermane Nübel (29 vjeç, kontratë deri në 2029) dhe Peretz (25 vjeç, kontratë deri në 2028) janë të dy të huazuar.

Sipas Sky Sport, Stuttgart aktualisht nuk ka plane për ta blerë përfundimisht Nübel-in. Arsyeja kryesore është tarifa e transferimit shumë e lartë. Lojtari nga Paderborn do të kushtonte 20-25 milionë euro në verën e ardhshme. Për më tepër, Nübel aktualisht fiton një pagë bruto prej 10-12 milionë euro në një sezon.