Duket nuk do të ketë një vit të katërt me fanellën e Stuttgart. As Nübel dhe as FC Bayern nuk duan ta vazhdojnë këtë aventurë. Portieri Nübel është huazuar për katër vite rresht te AS Monaco dhe VfB Stuttgart. Ky nuk mund të jetë objektivi i tij i përhershëm në karrierë. Ai është shumë i fortë dhe tashmë shumë i pjekur për diçka të tillë. Në vitin 2020, portieri i kombëtares kaloi te Bayern nga Schalke 04 si lojtar i lirë, duke firmosur fillimisht një kontratë pesëvjeçare. Në Prill të vitit të kaluar, Nübel zgjati kontratën me plurikampionët e Gjermanisë deri në vitin 2029. Në të njëjtën kohë, ai u huazua te VfB Stuttgart për dy sezone të tjera. Falë paraqitjeve të tij të shkëlqyera, ai arriti të rikthehet në kombëtaren gjermane. Nübel pritet të jetë sërish në portë për dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit kundër Luksemburgut dhe Irlandës së Veriut, për shkak të problemeve shëndetësore që po kalon Oliver Baumann. Nübel ka luajtur vetëm 4 ndeshje për Bayern– e fundit më 15 Maj 2021, kundër Freiburg që u mbyll 2-2. Bayern në atë kohë ishte Hansi Flick. Pavarësisht garancive të shkruara në kontratë për aktivizim, vitin e parë në Mynih, qëndroi në stol pas Manuel Neuer. Pë tu huazuar sezonin pasardhës te Monaco pasuar nga Stuttgart ku 29 vjeçari po luan sezonin e tretë radhazi.
