BUNDESLIGA, NGECIN BISEDIMET E RINOVIMIT MES BAYERN DHE UPAMECANO

Sport

A do të jetë Dayot Upamecano përsëri pjesë e Bayern Munich sezonin e ardhshëm? Sipas një raporti nga Sport Bild – nuk ka patur asnjë përparim në negociatat e kontratës mes Bayern Munich dhe mbrojtësit francez Dayot Upamecano.

“Sa më shumë që afrohet Janari, aq më shumë rrezikon Bayern Munich të humbasë mbrojtësin e saj. Një nga çështjet kryesore mbetet bonusi i nënshkrimit.

Alphonso Davies mori gati 20 milionë euro, dhe Upamecano kërkon një shumë të ngjashme. Në rast se Marc Guehi do të transferohej në Mynih, edhe ai do të përfitonte një bonus nënshkrimi, pasi është lojtar i lirë.

Upamecano ka një pagë të lartë për një mbrojtës në Gjermani, dhe megjithëse palët po vazhdojnë bisedimet, gjithçka do të varet nga aspekti financiar.

Ndërkohë, Real Madrid është shumë i interesuar për francezin. Upamecano ka kaluar Ibrahima Konaté-n e Liverpool-it në listën e dëshirave të klubit spanjoll.