BUNDESLIGA, M’GLADBACH SHKARKON TRAINERIN

Sport

Borussia Mönchengladbach shkarkoi trainerin Gerardo Seoane pas startit zhgënjyes të sezonit ku Gladbach ka vetëm 1 pikë pas 3 ndeshjeve në Bundesliga. Traineri i skuadrës rezervë, Eugen Polanski është komanduar në krye të skuadrës. Njoftimin e dha Drejtori Menaxhues për sportin, Roland Virkus. 10 ndeshje rradhazi pa fitore në dy sezone në Bundesliga bënë, që drejtuesit të humbisnin besimin se Gerardo Seoane mund ta ndryshonte situatën. Gladbach e filloi sezonin 2025/26 pas fitores 3-2 në raundin e parë të Kupës ndaj Atlas Delmenhorst. Më pas barazim pa gola ndaj Hamburg në javën e parë në Bundesliga, humbja ndaj VfB Stuttgart 1-0 dhe turpërimi 4-0 në shtëpi nga Werder Bremen. Bashkë me HSV, Gladbach është një nga dy skuadrat që nuk kanë shënuar ende këtë sezon. Seoane që më herët drejtoi Bayer Leverkusen për 17 muaj prej Majit të vitit 2021, mori drejtimin në “Borussia-Park” në Korrikun e vitit 2023. Ai e drejtoi skuadrën deri në vendin e 7 në sezonin e parë ndërsa përfundoi në të 13 në sezonin e kaluar. 46 vjeçari rregjistroi 25 fitore, 20 barazime dhe 33 humbje në 78 ndeshje zyrtare me Gladbach.