BUNDESLIGA – MATTHAUS KUNDER WAGNER PAS FUNDJAVES

Sport

Lothar Matthaus kundër Sandro Wagner pas deklaratave të fundit të trainerit të Augsburg. Pas kualifikimit në raundin e parë të Kupës ndaj Hallescher, Wagner e nisi sezonin në Bundesliga me fitoren 3-1 ndaj Freiburg. Në raundin e dytë ai u mund 2-3 nga Bayern dhe Wagner polarizoi audiencën me deklaratën se Augsburg nuk është më pak cilësor se Bayern. Ndërsa Matthäus is heh gjërat ndryshe dhe thotë se Bayern është një tjetër nivel, pavarësisht fitores minimale në fundjavë. Për Lothar, Sandro Wagner ka një perceptim të gabuar. Traineri i Augsburg në fjalët e tij vlerësoi forcën e skuadrës për t’ju bërë ballë kampionëve në fuqi dhe dëshirën që shfaqi në kthimin e rezultatit. Madje ai shkoi më tej duke thënë se nuk i duhen më prova për të kuptuar se ka bërë zgjidhjen e duhur duke firmosur për Augsburg. Ndërsa Matthäus nga ana e tij e shpjegon rënien e lojës së Bayern me mungesën e besimit në mbrojtje që ndikoi psikologjikisht tërë skuadrën e cila e pati të vështirë të shfrytëzonte rastet e paraqitura.