Kohët e fundit është në syrin e ciklonit por Lothar Matthäus mbron punën e bërë nga Drejtori Sportiv i Bayern, Max Eberl. Matthäus u shfaq i befasuar nga shtrëngimi i duarve me Uli Hoeneß të premten e kaluar por mbron lëvizjet e Eberl në merkaton e verës. Drejtori Sportiv solli freski në skuadër dhe shiti disa lojtarë që nuk ishin më në shërbim të ekipit. Ndërsa tani po përballet me një detyrë të vështirë për të transferuar vetëm lojtarë në huazim për një sezon. Lothar e sheh sulmin e Bayern në gjëndje optimale me shumë mundësi për minuta në dispozicion të lojtarëve nga Akademia. Ai madje mirëkupton edhe largimin e Paul Wanner që ndjeu mungesën e besimit nga stafi teknik. Bayern grumbulloi 100 milionë euro nga shitjet dhe Eberl kurseu fonde të vlefshme nga pagat e lojtarëve të larguar. Jonathan Tah dhe Tom Bischof janë dy lojtarë të Kombëtares që erdhën në parametra zero ashtu siç u larguan Thomas Müller dhe Leroy Sane. Nga të ardhurit e rinj, Legjenda e Bayern vlerëson si aset të rëndësishëm, kolumbianin Luis Díaz. Ai është i shpejtë, i rrëzikshëm përpara portës, punon shumë dhe fizikisht është më i mirë se paraardhësi Sane.
