Kërkimet e Bayer Leverkusen për njeriun që do të zëvendësojë Erik ten Hag, janë të avancuara. Qëllimi i “aspirinave” është që të kenë trainerin e ri jo më larg se e marta e ardhshme. Në mënyrë që ai të ketë dy ditë kohë për të përgatitur ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurt të premten.
Nëse Leverkusen dështon, atëherë asistentët e ten Hag, Andries Ulderink dhe Rogier Meijer do të qëndrojnë në detyrë. Me një “deadline”, të tillë “die Werkself” janë në kërkime të avancuara. 1 herë kampionët në Bundesliga duan dikë që e rrjeshton skuadrën në 3-4-2-1, formacioni favorit edhe për Xabi Alonso-n.
Thënë ndryshe kjo redukton kandidatët të cilët duhet të kenë edhe eksperiencë në Bundesliga. Marco Rose dhe Roger Schmidt nuk janë kandidatë. Ndërsa ish traineri i Tottenham, Ange Postecoglou nuk është i përshtatshëm pasi nuk njeh kampionatin. Raul, Claudio Giraldez dhe Inigo Perez janë të përjashtuar. E megjithatë thuhet se traineri i ri flet mirë spanjisht.