Bundesliga, Leverkusen shkarkon Ten Hag pas vetëm 2 ndeshjesh

Sport

Erik Ten Hag nuk është më trajneri i Bayer Leverkusen. Aventura e teknikut holandez ka qenë më e shkurtër se çdokush mund ta kishte imagjinuar në momentin kur ai firmosi në krye të ‘aspirinave’. Pas humbjes në javën e parë me Hoffenheim, Leverkusen barazoi në fundjavën që lamë pas me Werder Bremen 3-3. Ajo se çfarë e dramatizon situatën, është fakti se deri në minutën e 75-të, Leverkusen udhëhiqte 1-3, ndërkohë që Werder luante me një lojtar më pak në fushën e lojës. Pas goli të Schmidt në minutën e 76, vendasit do të barazonin në minutën e 94-t, kur Coulibaly realizoi golin që ndoshta vulosi edhe fatin e trajnerit Ten Hag. Situata është konsideruar disi e pazakontë, sa i përket vendimit të marrë nga ana e drejtuesve të Leverkusen, duke qenë se është ende vetëm fillimi i sezonit. Burimet pranë ‘aspirinave’ konfirmojnë se vendimi drastik, erdhi pikërisht për këtë shkak. Duke qenë fillimi i sezonit, te Leverkusen mendojnë se janë ende në kohë për të gjetur një emër tjetër për ta vendosur në krye të stolit dhe të për ndryshuar situatën e krijuar aktualisht tek klubi gjerman. Sezoni aktual është parashikuar të mos jetë i lehtë për ‘aspirinat’, që gjatë merkatos verore, humbën emra të rëndësishëm si Granit Xhaka, Florian Wirtz, Jeremie Frimpong, Jonathan Tah apo Lukas Hradecky. Për momentin, skuadra do të stërvitet nga ana e stafit teknik të klubit, deri në përzgjedhjen finale të pasardhësit të Ten Hag.