BUNDESLIGA, LEVERKUSEN FIRMOS ME LUCAS VAZQUEZ

Sport

Bayer Leverkusen i befasoi të gjithë me blerjen e fundit në krahun e djathtë. Nuk është Jonathan Clauss për të cilin Nice kërkoi shifra të larta por Plani B i aspirinave që siguruan shërbimet e një ikone të Real Madrid: Lucas Vazquez. 34 vjeçari kompletoi vizitat mjekësore në Madrid dhe mbërrin pasditen e të martës në Leverkusen ku do të firmosë një kontratë 2 vjeçare. Vazquez u largua nga Real Madrid pas Botërorit të klubeve pasi nuk dëshironte të qëndronte në stol përkrah Dani Carvajal si alternativë e Trent Alexander-Arnold. Për tu bashkuar me Leverkusen ai refuzoi ofertat nga Anglia, Arabia Saudite dhe Turqia. Në skuadrën e re ai sjell atë çka aspirinat humbën këtë merkato vere: eksperiencën! Ai fitoi 5 herë UEFA Champions League dhe 4 tituj në la Liga me fanellën e Real Madrid për të cilët zhvilloi 402 ndeshje si Los Blancos. Mbërritja e Vazquez është e rëndësishme, por jo e fundit te Leverkusen që po pëson një shndërrim total nga skuadra që fitoi kampionati dhe Kupën dy sezone më parë. Gjermanët kanë arritur akordin edhe me Exequiel Fernandez për 5 vitet e ardhshme. Leverkusen tani po finalizon marrëveshjen edhe me klubin saudit që ka kartonin e argjentinasit. Al-Qadsiah ra dakort ta shesë atë për 30 milionë euro, plus 10% të çdo shitje të ardhshme të lojtarit.