Harry Kane doli nga tuneli i “Allianz Arena”-s me topin e ndeshjes në duar dhe një buzëqeshje të madhe pas fitores 6–0 të Bayern Munich ndaj Leipzig në javën e parë të Bundesligës. Por fytyrat e lojtarëve miq tregonin një realitet tjetër – zhgënjimin pas disfatës më të rëndë në historinë e kampionatit gjerman.
Gjithsesi, skuadra e “Die Roten Bullen” është rikthyer shpejt. Në tri ndeshjet pas humbjes në Mynih, ata kanë shënuar gjashtë gola, kanë pësuar vetëm një duke i fituar të gjitha. Suksesi i fundit erdhi ndaj Këlnit surprizë, që kishte nisur sezonin pa humbje ndërsa më parë, Leipzig kishte fituar pastër ndaj Heidenheim dhe Mainz.
Rômulo dhe Johan Bakayoko kanë zëvendësuar denjësisht të larguarit Openda dhe Šeško, me tre gola në tre ndeshje. Edhe Christoph Baumgartner ka marrë përsipër rolin e Xavi Simons në mesfushë, duke shënuar golin e parë të sezonit.
Kuarteti ofensiv Rômulo, Bakayoko, Nusa dhe Baumgartner, ka prodhuar të paktën 16 goditje në çdo ndeshje. Ky shpërthim sulmues është mbështetur nga një mbrojtje solide, ku kapiteni Willi Orbán dhe shoku i tij i repartit, Ridle Baku, kanë qenë garantuesit e tre ndeshjeve me portën e paprekur.
Leipzig duket se e ka lënë pas makthin e Mynihut dhe ka rifituar vrullin e duhur për garën e gjatë në Bundesliga.