BUNDESLIGA, KUSH DO TA NDALE SERHOU GUIRASSY

Sport

Serhou Guirassy është në formën më të mirë të karrierës dhe duket se asnjë mbrojtje nuk është në gjëndje ta ndalë në Bundesliga. Dortmund vazhdon pa humbje në startin e sezonit 2025/26 që e konfirmoi me një fitore komode, 2-0 ndaj Heidenheim në javën e 3. E si zakonisht, Guirassy ishte zemra e fitores pas zhbllokimit të rezultatit. Ajo ishte ndeshja e 4 e sezonit dhe Guirassy ka qënë gjithnjë në listën e shënuesve. Ndërsa vetëm në kampionat ai ka shënuar në 8 ndeshjet e fundit rradhazi. Jo keq po të shohësh që Pierre-Emerick Aubameyang ishte i fundit te Dortmund që e bënte dicka të tillë në vitin 2015. Guirassy ka shënuar 19 herë në Bundesliga në vitin kalendarik 2025 – vetëm Kylian Mbappé ka bërë më mirë se ai në 5 kampionatet kryesore në Europë. Me 74 gola në të gjithë kompeticionet prej startit të sezonit 2023/24, Guirassy ka shkruar emrin e tij si një ndër shënuesit më të mirë në Evropë. Pas vendit të 4 një sezon më parë, Dortmund ka si objektiv të ngjitet më lart dhe starti solid po vendos nën presion kampionët e Bayern Munich. Ndaj me Guirassy në një formë të tillë, asgjë nuk është e pamundur.