BUNDESLIGA, KOVAC SHPRESON NE RINOVIMIN E SCHLOTTERBECK

Sport

Niko Kovaç flet për një mundësi rinovimi të kontratës së Nico Schlotterbeck te Borussia Dortmund dhe se si ka ndihmuar verdhezinjtë të rifitojnë më shumë qëndrueshmëri. “Ai përfaqëson Gjermaninë. Ka një status shumë të lartë brenda ekipit, por edhe te tifozët. Sot nuk është e lehtë të bëhesh kaq i dashur nga tifozët, por ai e ka arritur këtë përmes stilit të lojës, pasionit dhe qëndrimit të tij” – tha traineri pë mbrojtësin verdhezi që konfirmoi se Schlotterbeck ka emocionet dhe agresivitetin e kërkuar në rajonin e Ruhr-it. Për këtë arësye ai shpreson që lojtari të qëndronjë sa më gjatë në Westfalenstadion. Schlotterbeck e di mire se çfarë ka te Dortmund dhe gjatë dëmtimit ndjeu mbështetjen e plotë të të gjithëve – që i ofruan gjithçka ishte e mundur njerëzisht për ta ndihmuar të ecë përpara. Ai e ka këtë në mendje dhe jam i bindur që do të marrë vendimin e duhur për veten e tij” e mbylli Kovac.