Miroslav Klose ka humbur asistentin Jens Bauer që dha dorëheqjen për arsye personale. Klubi ka bërë të ditur se nuk do ta zëvendësojë me dike tjetër në këtë pozicion. Nuremberg e zyrtarizoi të martën në një komunikatë për shtyp ku thuhej se ndihmës-trajneri Jens Bauer do të largohet nga klubi për arsye familjare. 33-vjeçari u transferua nga Federata Gjermane e Futbollit në Valznerweiher në vitin 2024 pas titullit Evropian me kombëtaren U17 bashkë me Christian Wück dhe Rainer Zietsch. Më herët, ai kishte punuar për Heidenheim. Bauer u njoh me Miroslav Klosen në vitin 2020 gjatë kursit për trajnerë futbolli, të cilin të dy e përfunduan me vlerësime maksimale. Detyrat e Bauer-it në stafin teknik do të shpërndahen ndërmjet Javier Pinola-s, Jerome Polenz dhe Dominik Schmitt. Pas fitores së rëndësishme ndaj Fortuna Düsseldorf, situata në klub duket disi më pozitive për Nurnberg. Përgatitjet për ndeshjen e së dielës kundër Holstein Kiel nisën sot me një seancë stërvitore publike në mesditë.
