Eshtë vetëm 17 vjeç por paraqitjet e tij në futbollin e madh kanë lënë shenjën e tyre: Talenti i Bayern, Lennart Karl që krijoi turbulenca me golat dhe talentin e tij – tani po vlerësohet nga më të mëdhenjtë në Gjermani. “Lennart Karl është aseti më i nxehtë që kemi” deklaron Kampioni i Botës, Sami Khedira. Që tek talenti i Bayern vlerëson arrogancën e shëndetshme. Prej kohësh i konsideruar talent i madh në Campus: i shpejtë, driblues dhe nuhatës goli. Ai shënoi 34 gola në 30 ndeshje për 17 dhe 19 vjeçarët përpara se të debutonte në Bundesliga. Goli në Telekom Cup ndaj Tottenham Hotspur u shpall më i bukuri për muajin Gusht 2025. Khedira është i kënaqur që Lennart Karl debutoi në Bundesliga dhe të njëjtën gjë pret edhe nga Wisdom Mike. Për Kampionin e Botës është e qartë: lojtarë si Karl përfaqësojnë të ardhmen e futbollit gjerman. Ai e mbyll duke thënë se me lojtarë të tillë Bayern është i paarritshëm jo vetëm tani por edhe në vitet e ardhshme.
