BUNDESLIGA, KANE NE KERKIM TE REKORDIT TE LEWANDOWSKIT

Sport

Në sezonin e tretë me Bayern Munich, Harry Kane është gati për një tjetër provë drejt rekordit të Robert Lewandowski-t. Kur Gerd Müller shënoi 40 gola në sezonin 1971/72, edhe vetë legjenda e Bayern-it me gjasë nuk e priste që ky rekord të qëndronte për 49 vjet.

Lewandowski e theu atë me goditjen e fundit të sezonit 2020/21, kur shënoi golin e tij të 41-të në minutën e fundit të fitores në javën e 34-t ndaj Augsburg-ut.

Me një bilanc prej 36 golash në vetëm 32 ndeshje në sezonin e parë në Bundesliga, golashënuesi i Anglisë iu afrua shumë këtij rekordi.

Kane shënoi 26 gola në kampionat në sezonin 2024/25 – një numër mbresëlënës, por disi larg shifrës së pritshme – duke ndihmuar Bayern-in të rikthehej te titulli. Megjithatë, fillimi i tij i vrullshëm në sezonin 2025/26 ka ringjallur pyetjen: a mund ta arrijë më në fund Kane?

Pas 10 ndeshjeve të këtij sezoni, Kane ka realizuar 13 gola – i fundit një barazim në minutat e fundit ndaj Union Berlin. 1 më shumë se Lewandowski në të njëjtën fazë të sezonit të rekordit, edhe pse polaku kishte munguar në 1 ndeshje për shkak dëmtimi.

Si Lewandowski dhe Kane, kanë pasur periudha shpërthyese golash: polaku që luajti vetëm 29 ndeshje në sezonin 2020/21, shënoi 12 gola në 9 ndeshje dhe plot 17 në 10 të fundit; ndërsa Kane ka tundur rrjetën 12 herë në 7 ndeshjet e para të këtij sezoni.

Megjithatë, nëse kapiteni i Anglisë dëshiron të thyejë rekordin, ai duhet të përsërisë sërish forma të tilla të jashtëzakonshme gjatë sezonit.

Ka shenja pozitive se mund ta arrijë: ai ka arritur kuotën e 72 golave në vetëm 68 paraqitje në Bundesliga – më shpejt se kushdo tjetër në historinë e ligës – me një mesatare prej një goli çdo 79 minuta.

Kane mban edhe një tjetër rekord të ligës: ai është i vetmi ndër golashënuesit e mëdhenj që u shpall shënuesi më i Mirë në dy sezonet e para në elitën gjermane.