Bundesliga; ja sa fitojnë skuadrat për të drejtat televizive

Sport

Bayern Munich konsiderohet si një superfuqi e futbollit gjerman dhe kjo, jo pa arsye. Klubi bavarez vijon të dominojë elitën e futbollit gjerman edhe sa i përket të ardhurave, ku llogarit fanellat më të shitura. Ndërsa së fundmi, emri i kampionëve të Gjermanisë kryeson edhe listën e zbuluar të fitimeve nga të drejtat televizive, duke mos patur konkurencë. Mediat gjermane kanë analizuar të ardhurat e skuadrave të Bundesliga-s për sezonin e ri, me Bayern që qëndron në krye me plot 83,4 milionë euro që janë të garantuara për arkat e klubit. Këtu, llorgariten thuajse 61 milionë euro nga të drejtat e kampionatit gjerman dhe diçka më tepër se 22 milionë që do të vijnë nga pjesëmarrja ndërkombëtare. Në vendin e dytë të kësaj liste qëndron Borussia Dortmund, që pritet të arkëtojë gjatë sezonit të ri rreth 76 milionë euro nga të drejtat televizive. Në vendin e tretë qëndron Bayer Leverkusen me një diferencë prej thuajse 500 mijë eurosh nga Dortmundi, ndërkohë që Leipzig ka humbur vendin e katërt. Këtë pozicion tashmë e ka marrë Eintracht Frankfurt, me 69,5 milionë euro arkëtime që do të vijnë nga të drejtat televizive, ndërkohë Leipzig ndjek me 68 milionë. Freiburg është një nga skuadrat që ka përmirësuar më shumë imazhin kur vjen puna tek shitja e të drejtave dhe në sezonin e ardhshëm, do të arkëtojë thuajse 62 milionë euro, të ndihmuar edhe nga prezenca në kompeticionet europiane. Në vendin e shtatë qëndron Union Berlin me 55,8 milionë euro dhe në radhë vijnë Stuttgart, Mainz, Hoffenheim, Borussia Monchengladbach, Wolfsburg, Koln, Werder Bremen, Augsburg e Heindheim. Dy vendet e fundit mbahen nga St.Pauli dhe Hamburg, me 32 e 31 milionë euro respektivisht.