TV gjerman transmetmoi lajmin për interesimin e Bayern Munich ndaj talentit të Köln, Said El Mala. Kampionët e shumfishtë në Bundesliga, po vëzhgojnë agresivisht mëngjërashin 19-vjeçar në një interesim konkret për të. Lojtari është në listën e shkurtër të dëshirave të klubit bavarez për sesionin e ardhshëm të merkatos, ndërsa Köln është informuar tashmë për diçka të tillë. Borussia Dortmund është gjithashtu në garë për të. El Mala ka një kontratë me Köln deri në vitin 2030 dhe nuk ka klauzolë largimi, ndërsa çmimi i tij i mundshëm për verën e ardhshme pritet të jetë të paktën 35 milionë euro. Kjo mund të kthehet në një situatë interesante pasi Bayern Munich do të riformojë skuadrën. Disa lojtarë në Bavari kanë nevojë për pushim dhe për t’u përshtatur me ritmin e ri të sezonit, gjë që mund të bëjë dallimin mes një triumfi në Ligën e Kampionëve dhe një dështimi të hershëm. Ndaj alternativat janë më shumë se të domosdoshme.
