BUNDESLIGA, HELMES KUNDER BAYERN PER POLITIKEN E TRANSFERIMEVE

Sport

Ish lojtari i Wolfsburg, Leverkusen, dhe Cologne, Patrick Helmes kundër Bayern për transferimin e Nicolas Jackson. Ai thotë se 16.5 milionë euro është një shifër e pakuptimtë për një huazim. Që nëse do të shndërrohet në transferim definitiv do të kërkojë edhe 65 milionë të tjera. E thënë ndryshe, Bayern do të arrijë totalin e transferimit të Woltemade në Premier League. Jackson konsiderohet një lojtar i mbivlerësuar nga Helmes që pranon se lojtari ka një nivel kualiteti të shfaqur me 24 gola e 10 asists në 65 ndeshje në ishull. Por në këtë moment ai është ende një rezervë e Harry Kane, asgjë më shumë. Transferim i shtrenjtë nëse konsideron edhe pagën prej 14 milionë eurosh që senegalezi do të marrë këtë sezon te Bayern. Kosto në total që kalon kufirin e 30 milionë eurove. Nëse bëjmë një krahasim, bavarezët punuan gjatë për transferimin e yllit të Stuttgart, Nick Woltemade, por u tërhoqën për shkak të cmimit të lartë që kërkoi Stuttgart. Tani Woltemade është pjesë e Newcastle për një total prej 90 milionë eurosh. Ndërsa transferimi i Nicolas Jackson pritet të mbërrijë në kufirin e 81.5 milionëve. Merkato e Bayern mund të përkufizohet e dështuar pasi dy lojtarët e ëndërruar si Wirtz dhe Woltemade nuk mbërritën në Mynih. Ndërsa në klub debatet janë të larta për shitjen e Coman.