Presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer i bëri thirrje qendërmbrojtësit francez, Dayot Upamecano t’iu bashkohet Jamal Musiala-s, Alphonso Davies, Joshua Kimmich dhe trainerit Vincent Kompany duke rinovuar kontratën e tij.
Hainer e quajti rinovimin e Kompany deri në vitin 2029 një lëvizje të zgjuar që e largon trainerin nga interesimi i rivalëve në Premier League. Ai e vuri theksin tek identiteti dhe cikli fitues që traineri po ndërton me besimin e lojtarëve dhe klubit.
Presidenti shtoi se zgjatja e kontratave të Musiala, Davies dhe Kimmich është shenjë se diçka e madhe po ndërtohet në Mynih dhe ftoi Dayot Upamecano-n që ti bashkohej këtij projekti.
Lojtari që ka zhvilluar 34 ndeshje me përfaqësuesen e Francës ka 110 ndeshje në Bundesliga për Bayern. Në verën e vitit 2021 ai u transferua nga RB Leipzig dhe ka fituar 3 tituj në Bavari.
Kontrata aktuale skadon në fundin e sezonit ndërsa Bayern kryeson Bundesliga-n dhe ka fituar 15 ndeshje rradhazi këtë sezon në të gjitha kompeticionet.