Serge Gnabry është në një situatë delikate. Pasi fitoi gjithçka te Bayern prej vitit 2017 përfshi dhe 6 trofetë e vitit 2020, ai ende nuk e ka rinovuar kontratën që i skadon në vitin 2026. Zërat për shitjen e mundshme kanë qënë gjithnjë ekzistentë dhe bavarezët nuk do të donin të humbisnin një tjetër lojtar në parametra zero. Mirëpo deri tani nuk ka ende bisedime për rinovimin dhe vetë Gnabry konfirmon se e ardhmja e tij është e hapur. Por në të njëjtën kohë shton se ai nuk e sheh veten si kandidat për tu larguar dhe se asnjë në klub nuk i ka kërkuar të bëjë valixhet gati. Vetë ai ndihet mirë në Munich. E do klubin dhe ka raporte të mira me shokët e skuadrës dhe punonjësit në “Sabener Strasse”. Pas largimeve të Leroy Sané dhe Kingsley Coman në verën e këtij viti, asgjë nuk mund ta përjashtojë Gnabry si të larguarin e rradhës në 2026.
