BUNDESLIGA, EINTRACHT FRANKFURT HUMBET CAN UZUN

Sport

Eintracht Frankfurt humbet shërbimet e talentit 19 vjeçar, playmaker-it Can Uzun për periudhën në vazhdim. Gjithcka pas dëmtimit që ai pësoi fundjavën e kaluar në sfidën e raundit të 9 kundër Heidenheim.

Uzun u pa të prekte me shqetësim kofshën e majtë dhe u zëvendësua nga Mario Götze në minutën e 26 ndeshjes që u mbyll në shifrat 1-1 përballë Heidenheim.

Një ditë më pas Eintracht Frankfurt konfirmoi se playmaker-i që ka shënuar 5 gola dhe ka shërbyer për 3 të tjerë këtë sezon, do të mungojë deri në një njoftim të dytë.

Një goditje e rëndë kjo për shqiponjat dhe trainerin Dino Topmoller kur skuadra bëhet gati për ndeshjen e UEFA Champions League ndaj Napoli-t në transfertë.

Përvec sfidës së të martës në orën 18.45, Uzun pritet të humbasë edhe ndeshjen ndaj Mainz 05, të dielën në orën 19.30, përpara ndërprerjes së kampionateve për ekipet kombëtare.