Hugo Ekitike nuk është më pjesë e Eintracht Frankfurt. Sulmuesi u larguar drejt Liverpool-it për shifrën e 95 milionë eurove, çfarë barazon rekordin e shitjes së Randal Kolo Muani në verën e 2023-shit. Frankfurti ia del të mbyllë një biznes të rëndësishëm, pasi kishte shpenzuar rreth 30 milionë euro në total për të blerë kartonin e Ekitike, i cili i largua për një shifër 3-fish më të lartë. Në vitet e fundit, po bëhet e zakonshme të shohim klubin gjerman të bëjë shitja me shifra të tilla, ndërkohë që pavarësisht largimit të yjeve të skuadrës, rezultatet në fushë kanë qenë shumë të mira. Eintracht-i është ndoshta shembulli më i mirë i një biznesi të suksesshëm, por më së shumti, i një projekti të mirëmenduar. Të vetdijshëm që nuk mund të rivalizojnë kundër Bayern duke patur vetëm 1 apo 2 lojtarë të klasit botërorë, drejtuesit e Eintracht kanë qenë vazhdimisht aktiv në merkato, duke afruar kryesisht emra të rinj në moshë. 2 vite më parë, nga skuadra u larguan Kolo Muani tek Paris SG dhe Jesper Lindstrom tek Napoli, duke i sjellë Frankfurtit në total plot 125 milionë euro. Një sezon më vonë, u larguan Omar Marmoush tek Man.City dhe Willian Pacho tek Paris SG, për vlerën totale prej 115 milionë eurove. Ndërsa këtë verë, nga shitjet, janë arkëtuar deri më tani mbi 100 milionë euro.
Ideja e klubit është e qartë: të sigurojë financa të rëndësishme e të bollshme, që në të ardhmen të kenë mundësinë të rivalizojnë si duhet ndaj një emri si Bayern Munich. Prezenca në ‘Champions League’ është dëshmia më e mirë se në aspektin sportiv, çdo gjë po menaxhohet me shumë kujdes, pasi rezultatet në fushën e blertë janë ato që diktojnë edhe lëvizjet e shifrave në transferime. Largimi i Hugo Ekitike nuk ishte i papritur. Eintracht-i ka siguruar sulmuesin për sezonin e ardhshëm. Jonathan Burkardt pritet të jetë sensacioni i radhës për kuqezinjtë, që shpenzuan 21 milionë euro për të marrë kartonin e tij nga Mainz. Sezonin e kaluar, Burkardt regjistroi 19 gola e 3 asiste në 30 ndeshje të luajtura, prandaj pristshmëritë ndaj tij janë të mëdha, aq sa askush nuk do të habitej nëse verën e ardhshme, sulmuesi të largohet për një shifër të shumëfishuar drejt një klubi tjetër.
