Drejtuesi i Werder Bremen, Klaus Filbry ndjen frikën e rënies së interesit për Bundesliga-n dhe kërkon reform financiare në shpërndarjen e të ardhurave nga e drejta televizive. Ai vëren se dominimi i Bayern tregon punën e mirë që bëhet në Mynih por nga ana tjetër rreziko Bundesliga-n si produkt. Deri në sezonin 2016/17, vendi i parë përfitonte dy herë më shumë se vendi fundit. Aktualisht ndarja bëhet 60-40% në favor të skuadrës kampione në nivel kombëtar. Ndërkohë nga të ardhurat ndërkombëtare, në sezonin 2006/07 Bundesliga përfitonte 19 milionë euro. Ndërsa sezonin e kaluar shifrat mbërritën në 216 milionë euro. Të ardhura që në shpërndarje favorizojnë skuadrat që luajnë në Evropë. Në sezonin 2024/25, Kiel që u rendit në vendin e 18 përfitoi vetëm 33.2% të vlerës që përfitoi Bayern. Në kushte të tilla Filbry kërkon një balancim të ri në shpërndarje duke vënë theksin tek të ardhurat që klubet pjesëmarrëse në Evropë, përfitojnë nga UEFA. Për të kundërshtuar dominimin e Bayern, Klaus Filbry shikon si zgjidhje kufirin maksimal të pagave dhe një ndarje më të drejtë të fitimeve nga e drejta televizive që do të ndihmonin skuadrat e tjera.
