Tani që merkato e verës u mbyll, Bayern mund të përballet me një tërmet lëvizjesh në Bordin supervisor. Pas huazimit që Max Eberl realizoi për Nicolas Jackson nga Chelsea, media gjermane boton lajmin për dorëheqjen e tij pas 18 muajve në detyrë. Gjithçka pas mbledhjes së Bordit supervizor një javë më parë dhe tensionit të shfaqur në daljet e fundit të Eberl në media. Sipas shtypit bavarez, Presidenti Herbert Hainer, Presidenti i Nderit, Uli Hoeneß dhe ish drejtuesit i Bordit, Karl-Heinz Rummenigge janë përgatitur për një largim vullnetar të Eberl. Vetë ky i fundit ka lënë të kuptohet se 3 drejtuesit veteranë e kanë penguar në punën e tij duke mos e lejuar të zhvillojë të gjithë objektivat në merkato. Max Eberl ka qënë kundër shkurtimeve të shpenzimeve me 20% dhe sjelljen në klub të lojtarëve nëpërmjet huazimit. Drejtori Sportiv ndjen se kur gjërat shkojnë mirë, është meritë e të gjithë Bordit, ndërsa në të kundërt, përgjegjësia bie vetëm mbi Eberl. Nëse lajmet e botuara do të vërtetohen dhe Eberl do të largohet, Bordi Supervizor do të mbetej vetëm me Jan-Christian Dreesen që pritet të ruajë pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm. Ndërkohë Drejtori Financiar, Michael Diederich është larguar tashmë drejt Botës së biznesit dhe nuk është zëvendësuar ende. Pas largimeve të Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic pothuajse dy vjet më parë, Diederich dhe Dreesen nuk u ngjitën asnjëherë në nivelin e tyre në drejtimin sportive në Säbener Straße!
