BUNDESLIGA, DORTMUND RINOVON ME NIKO KOVAC

Sport

Kovac rinovoi kontratën te Dortmund deri në vitin 2027. E vjetra skadonte Qershorin e ardhshëm. Lars Ricken vlerësoi dedikimin, principin dhe komunikimin e drejtpërdrejtë të kroatit me skuadrën. Nën disiplinën dhe udhëheqjen e tij, Dortmund është kthyer të jetë sërish fitues duke stabilizuar mbrojtjen dhe rritur efikasitetin në sulm. Tani Borussia shënon më shumë nëpërmjet një futbolli tërheqës. Ndërsa Sebastian Kehl e konsideroi rinovimin një factor të rëndësishëm që ndikon në përkushtimin e drejtpërdrejtë në sezonin e ri. Kovac pasoi Nuri Sahin në Shkurtin e këtij viti kur skuadra ishte në vendin e 11 në klasifikim. Me 9 fitore në 14 ndeshjet e fundit, Dortmund siguroi një vend në zonën Champions. Më pas arriti deri në ¼ finalen e Botërorit të klubeve. 53 vjeçari më herët punoi me Eintracht Frankfurt, Bayern, Monaco dhe Wolfsburg.